U plagos nga i dashuri i bashkëshortes, 40-vjeçari në gjendje të rëndë, familja bën apel për ndihmë

Aktualitet

U plagos nga i dashuri i bashkëshortes, 40-vjeçari në gjendje

Prej rreth një muaji, Gledi Hoxhallari, një 40-vjeçar nga Fier, ndodhet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën pas një sulmi të rëndë.

Më 5 janar, ai u plagos nga Klement Beqaj, i dashuri i bashkëshortes së tij, Melisa Beluli, me të cilën Hoxhallari ishte në proces divorci.

Plagët e tij kërkojnë një ndërhyrje kirurgjikale të nevojshme në ezofag, ndërhyrje që ka një kosto të lartë, dhe familja e tij ka bërë apel për ndihmë, duke hapur një fushatë në GoFundMe për të mbledhur shumat e nevojshme për trajtimin.

U plagos nga i dashuri i bashkëshortes, 40-vjeçari në gjendje

Ngjarja ndodhi përpara syve të djalit të mitur, dhe pas sulmit, Beqaj dhe Beluli janë arratisur, dhe tani janë në kërkim nga autoritetet.

ME TE LEXUARAT