U plagos në kokë gjatë sherrit në lokal në Farkë, 19-vjeçari, djali i ish-deputetit demokrat

Aktualitet

U plagos në kokë gjatë sherrit në lokal në Farkë,

Sipas policise, 19-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme pranë një kompleksi në zonën e Farkës mësohet se është djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.

Kristi Fufi ndodhet në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi dyshohet se u godit me bisht fshese në kokë.

Pas sherrit ishte vetë Fufi që shkoi të denonconte rastin.

Dyshohet se personat e përfshirë kanë pasur edhe armë zjarri, por nuk i kanë përdorur.

Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në sherr.

“Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion