U plagos me 24 plumba, Kevin Hajrulla del nga Trauma!

Aktualitet

U plagos me 24 plumba, Kevin Hajrulla del nga Trauma!

Kevin Hajrulla i cili mbeti i plagosur në një atentat të mirë organizuar në Vlorë në fund të dhjetorit të 2024 ka dalë nga spitali i Traumës ku qëndroi për kurim pasi ishte plagosur me 24 plumba.

I riu, punonjës në një call center është kushëri i Inez Hajrulla që njihet si një prej bosëve të krimit në Vlorë. Dyshohet se sulmi ndaj të riut ka ardhur si pasojë e lidhjes që ai ka me bosin e krimit.

Hajrulla mori drejtimin e grupit kriminal të Edison Arizajt pas vrasjes së këtij të fundit në Durrës në 2018. Inez Hajrulla është në përplasje të forta me Bernard Sinamatin që njihet si kreu i grupit kundershtar.

Për atentatin ndaj Kevin Hajrulla policia ende nuk ka kapur asnjë autor dhe nuk ka të dyshuar.

 

ME TE LEXUARAT