U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, 35-vjeçari dërgohet te Trauma në gjendje të rëndë

Aktualitet

U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës,

Është dërguar mbrëmjen e së mërkurës tek spitali i Traumës në Tiranë, 35-vjeçari Onard Memlika, i cili mbeti i plagosur me thikë paraditen e së hënës në Durrës, nga 56-vjeçari Mikel Ndoj.

Sipas familjarëve të tij, ai është në gjendje të rëndë dhe ndodhet aktualisht në reanimacionin e spitalit të Traumës.

Sipas të njëjtave burime, 35-vjeçarit, nga plagosja me thikë, i është dëmtuar trakeja dhe për pasojë kishte hyrje ajri në mushkëri. Mësohet se kjo e ka rënduar gjendjen e tij dhe është dërguar mbrëmë nga spitali i Durrësit drejt atij të Traumës, ku duket se e ka kaluar rrezikun për jetën, Gjendja e tij shëndetësore po mbahet nën monitorim nga mjekët e Traumës.

I riu mbeti i plagosur pasi ndërhyri në sherrin mes 56–vjeçarit Mikel Ndoj dhe vajzës së tij 24-vjeçare, e cila po ashtu mbeti e plagosur. Ai ishte vetëm një kalimtar i rastësishëm që u përpoq të shuante sherrin, por fatkeqësisht mbeti vetë i plagosur.

Në njoftimin për shtyp, policia e Durrësit bëri të ditur të hënën, se të dy të plagosurit ishin në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën, por duket se me kalimin e ditëve gjendja e 35-vjeçarit është përkeqësuar.

Një ditë më parë, Mikel Ndoj, 56-vjeçari që plagosi me thikë të bijën  Xhensila Ndoj dhe një kalimtar të rastit, u la në burg nga gjykata e Durrësit.

Në sallën e gjyqit, Ndoj nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese për krimin e kryer, madje është shfaqur mohues ndaj ngjarjes. Mësohet se ai ka kërkuar lirimin, duke e konsideruar veten të pafajshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion