U pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë shtetit, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO

Belinda Balluku, e cila është nën hetim për dosjen e Tunelit të Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe, ka ankimuar vendimin e GJKKO-së që e pezulloi nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës.
Balluku ka ankimuar në Apel masën e sigurimit ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullimin nga detyra ë zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ankimimi në sekretari është dorëzuar në 26 nëntor, kundër caktimit të masë së sigurimit.
Teksa pritet që gjyqtarët kushtetues të mblidhen sot për të shqyrtuar kërkesën e kryeministrit, Belinda Balluku i është drejtuar Apelit të Posaçëm.


