U dhunua nga policët bashkiakë në Tiranë, flet e moshuara: Djali më ka vdekur...

Aktualitet

U dhunua nga policët bashkiakë në Tiranë, flet e moshuara:

E moshuara që u dhunua nga policët bashkiakë një ditë më parë ka folur për Fax News, duke treguar përplasjen me punonjësit e policisë bashkiake të Tiranës.

E moshuara, e cila ka humbur një djalë, tregon se policët deshën që t’i merrnin karrocën por kjo nuk i lejoi ta merrnin duke preferuar më mirë t’i hidhte produktet mes të rrugës.

U dhunua nga policët bashkiakë në Tiranë, flet e moshuara:

Shitësja e moshuar i akuzoi policët që çdo ditë i sulmojnë shitësit ambulantë duke i marrë produktet dhe duke i çuar në shtëpitë e tyre. E pyetur sa fiton në ditë nga produktet e shitura, e moshuara tregoi se fiton rreth 10 mijë lekë.

“Erdhën ata dy me fuoristrada. Erdhën me morë karrocën. Unë i thashë karrocën jo. Gjallë karrocën s’jua jap. Un ni t’mor karrocën, n’i ta tërhek dhe e ktheva midis xhades.

U dhunua nga policët bashkiakë në Tiranë, flet e moshuara:

Unë jetoj në Fushë-Krujë, por shes në Tiranë. Më kanë ngacmu por jo shumë si gjithë tjerët. Ene iher ma kanë morë karrocën.

Unë jam fshatare vetë i prodhoj vetë. Unë fitoj rreth 10 mijë lekë. Ata e marrin mallin dhe e shpërndajnë për vete.

I marrin për vete. Është një gru prej Bubqi përditë i marrin vezë, vaj. Ditë për ditë i marrin dhe i ndajnë me njëri tjetrin. Djali më ka vdekur sepse ju mbush mëlçia me ujë“, tregon e moshuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion