"U përlesh me autorin", dalin detaje të reja për shqiptarin Bledar Dedja, u vra me thikë në Itali

Aktualitet

"U përlesh me autorin", dalin detaje të reja për

Bledar Dedja, shqiptari i gjetur pa jete mëngjesin e sotëm në një pyll ne Paderno del Grappa, ne Treviso te Italise, ishte 39 vjeç dhe banues në Casella d'Asolo in via Tiepolo.

Sipas detajeve te reja te medias italiane, burri, me origjinë shqiptare, jetonte me gruan dhe dy fëmijët e tij dhe kishte punuar për mbi 20 vjet në Abacinë e Lashtë të Borso del Grappa, ndërsa më parë ishte murator në Castelcucco. 

Trupi i pa jete u gjet me plagë me thikë dhe tentativë për vetëmbrojtje rreth njëqind metra larg Mercedesit të tij të bardhë të klasës B.

“Ai ishte një person i denjë, qe punonte dhe kujdesej për familjen e tij. 

Jemi të gjithë të shokuar sepse nuk e prisnim këtë lajm, shpresonim që të mos ishte i vërtetë por.... – shpjegon një i njohur i tij që mbërriti në vendin e krimit – ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë , një vajzë dhe një djalë të vogël, rreth moshave 9 dhe 2.

E kam njohur, me sa dimë se ka qenë punëtor, madje ka bërë punë shtesë, ka punuar gjithmonë shumë ”.

"U përlesh me autorin", dalin detaje të reja për

Loretta, një fqinje  thotë: “Ne e blemë këtë shtëpi 3-4 vjet më parë, me të vërtetë nuk kemi fjalë, na vjen keq. Nuk kemi pasur kurrë probleme ”.

Për momentin nuk është ende e qartë nëse burri mund të ketë pasur mosmarrëveshje apo punë të papërfunduar me dikë, cka mund te kete sjelle krimin.

Rainews shkruan se trupi i pajetë u gjet jashtë makinës, një Mercedes B class, e cila u gjet e mbyllur. 

Në trup kishte plagë të thella me thikë, disa në duar, sipas hetuesve, shenjë e përpjekjes për t'u mbrojtur nga sulmi fatal. Arma e vrasjes nuk u gjet.

Viktima, me disa precedentë të vegjël pas tij, është parë për herë të fundit në Abacinë e Lashtë të Borso del Grappa, vendi ku punonte. 

39-vjeçari i gjetur i vdekur në zonën e pyllëzuar të Paderno del Grappa punonte në një vend publik në Borso del Grappa: Ai ishte në fakt një kopshtar në Abbey Antica, por  vihej në dispozicion për punë shtesë, gjithmonë ne kopshtari, në shtëpi private.

Në të kaluarën ai kishte punuar si murator për dy kompani të ndryshme ndërtimi në Castelcucco, citon lajmifundit.al. Bledar Dedja kishte ardhur në Itali në fillim të viteve 2000, siç tha një mik gjithashtu me origjinë shqiptare. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë: një vajzë dhe më i vogli një djalë rreth 2 vjeç.

“Një njeri punëtor, gjithmonë ka punuar shumë. Jemi të shokuar”, komentoi i një bashkëmoshatar, me origjinë shqiptare, i cili ka mbërritur në vendin  ku u gjet trupi.

"Njeri shumë i mirë, ai kishte ardhur në Itali prej rreth njëzet vjetesh - vazhdoi ai - prandaj ne nuk mund të shpjegojmë se çfarë mund të ketë ndodhur."

ME TE LEXUARAT