U përfshi në trafikun e drogës për të shlyer borxhet/ Dënohet me 28 muaj burg i riu shqiptar në Britani (EMRI)

Aktualitet

U përfshi në trafikun e drogës për të shlyer borxhet/

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte i përfshirë në trafikun e narkotikëve.

25-vjeçari Erion Hoxha, kishte hyrë në rrugë ilegale në Britani dhe ishte bërë pjesë organizatave që transportonin drogë, për të shlyer borxhin që kishte ndaj trafikantëve që e sollën në Mbretërinë e Bashkuar.

Në momentin kur u ndalua nga policia, 25-vjeçari ishte duke lëvizur me një “Audi” përgjatë Bramford Road në Ipswich.

Por në momentin kur është ndaluar, ai ka kundërshtuar dhe ka sulmuar oficerët, duke i shkaktuar njërit prej tyre prerje në dorë.

Gjatë kontrollit në makinë iu gjet kokainë, një patentë drejtimi greke, një telefon celular dhe 285 paund. Në telefonin e tij autoritetet arritën të zbulonin bisedat që kryenin lidhur me transportimin e kokainës. Gjithashtu edhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet nga autoritetet sërish lëndë narkotike, kokainë.

Mesazhet në telefon tregonin se një ditë para arrestimit të Hoxhës, 26 klientëve u ishte dorëzuar kokaina me një vlerë totale prej 1530 £.

Sakaq 25-vjeçari shqiptar është dënuar me 28 muaj burg për trafik droge në Ipswich.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion