U ndalua nga policia, 19-vjeçari nga Lezha hakmerret ndaj policit, e kërcënon me...

Aktualitet

U ndalua nga policia, 19-vjeçari nga Lezha hakmerret ndaj policit, e

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, për kërcënim të një oficeri të policisë. Mësohet se i riu, i ndaluar një ditë më parë nga policia, i dërgoi një mesazh kërcënues një oficeri të policisë.

“Lezhë/ Kanosi nëpërmjet mesazheve për shkak të detyrës punonjësin e policisë, vihet në pranga 19-vjeçari. Më datë 08.12.2024, rreth orës 18:00, në qytetin e Lezhës, në afërsi të shinave të trenit, punonjësit e Policisë në përmbushje të detyrave të përcaktuara në planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë publike e asaj rrugore, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Golf”.

Gjatë kontrollit të mjetit nuk i është gjetur asnjë send i kundraligjshëm, ndërsa gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit rezultoi se, drejtuesi i automjetit nuk dispononte dokument për xhamat e errësuar të makinës dhe për këtë arsye punonjësit e  Policisë i kanë hequr veshjen që kishte vendosur për të errësuar xhamat e automjetit.

Drejtuesi i automjetit nuk ka kundërshtuar, por, shtetasi R. Ll. 19 vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e Policisë si dhe, njërit prej tyre i ka dërguar menjëherë në celular një mesazh kërcënues për shkak se i hoqi veshjen që kishte errësuar xhamat e automjetit shoku i tij.

Veprimet procedurale janë kryer nga OPGJ i Prokurorisë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i 19-vjeçarit, shtetasit R. Ll., banues në Lezhë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.”,

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion