U lëndua pasi u thye një xham në ambientet ku vuante dënimin, ndërron jetë në spital i burgosuri

Aktualitet

U lëndua pasi u thye një xham në ambientet ku vuante

Një i burgosur në Kosovë ka ndërruar jetë gjatë ditë së djeshme, pasi paraprakisht i njëjti ishte lënduar pasi kishte thyer një xham.

Nga MPB thonë se i njëjti ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Më datë 27.08.2024 në ora 12:35 në SPB-Shkup nga Institucioni Korrektues Idrizovë është raportuar se rreth orës 12:00 në institucion, në dhomën e vizitës, i dënuari D.F (35) nga Shkupi e ka thyer xhamin, pas së cilës i ka filluar gjakderdhja e madhe dhe rrugës për në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë”.

“Mjeku ka konstatuar vdekjen. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB-Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion