U kap me kokainë, 21-vjeçarja në Tiranë kundërshton me dhunë shoqërimin në polici, përfundon në burg

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçare, e cila pasi u kap me kokainë, kundërshtoi me dhunë shoqërimin në polici.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetases Xh. A., 21 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe i është sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis. Kjo shtetase, për të shmangur shoqërimin, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Rendit Publik dhe ka dëmtuar derën e dhomave të shoqërimit.


