U kap me 133 kg kokainë, dënohet me burg shqiptari në Holandë

Aktualitet

U kap me 133 kg kokainë, dënohet me burg shqiptari në

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 18 muaj burg nën akuzën e trafikut të 13 kg kokainë në qytetin e Barendrecht.

Arrestimi i tij u bë verën e vitit të kaluar kur u kap teksa mori ngarkesën me drogë pranë një shkurreve të një parkingu.

52-vjeçari kishte qenë gjatë gjithë kohës në ndjekje nga policia kur ishte takuar me një person tjetër me skuter që i kishte dhënë kutinë me 13 kg drogë që më pas do t’i transporonte me automjetin tip “Renault”.

Pasi u arrestua nga policia, shqiptari pretendoi se nuk kishte dijeni mbi lëndën narkotike brenda kutisë që mori nga shkurret e një parkingu dhe se një bashkëatdhetar i tij i kishte kërkuar ndihmë për ta transportuar.

Gjykata e Roterdamit, doli në përfundimin se i arrestuari ka qenë në dijeni të lëndës narkotike pasi përndryshe rastësi të tilla në një parking të largët, do të kishin qenë të pamundura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion