U kap me drogë, dënohet me djali i një oficeri shqiptar në Britani

Gjykata e Kurorës në Oksford ka dënuar me dy vite burg 20-vjeçarin shqiptar Martin Makarjadhi, banues në Broadlands, Netherfield, Milton Keynes, pasi u shpall fajtor për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të klasit A dhe B, si dhe për drejtim automjeti pa sigurim të detyrueshëm.
Sipas mediave britanike, Makarjadhi, i cili është djali i një oficeri policie në Shqipëri, kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar.
Ai punonte për të shlyer një borxh prej 15 mijë paundësh, ndërsa personat që i kishin siguruar pasaportën e detyronin të merrej me shitje droge.
Gjatë operacionit të zhvilluar më 29 tetor në Kingsclere Road, Bicester, policia e pikas Makarjadhin ndërsa po drejtonte një makinë, nga e cila zbriti një përdorues i njohur i drogës.
Pas ndalimit, u gjetën mbi 1,000 paund në para të gatshme, si dhe një telefon celular me mesazhe në WhatsApp që provonin aktivitetin e tij të shpërndarjes, përfshirë edhe kode postare.
Në vijim të kontrollit, në rrobat e tij të brendshme policia gjeti 13 qese me kokainë me peshë 6.3 gramë, me vlerë rreth 640 paund në treg. Në banesën e tij u sekuestruan gjithashtu **kanabis, para të tjera, si dhe pajisje .


