U helmuan nga kërpurdhat tek Gjiri i Lalzit, cfarë ndodhi me familjen nga Kosova

Aktualitet

U helmuan nga kërpurdhat tek Gjiri i Lalzit, cfarë ndodhi me familjen

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani humbën jetën në Shqipëri, të njëjtit dyshohet se u helmuan nga ushqimi.

Klan Kosova nga burime të veta merr vesh se nëna dhe djali humbën jetën dje teksa bashkëshortja e këtij të fundit ka vdekur sot.

E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në Gjirin e Lalzit në qytetin e Durrësit.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me organet përkatëse në Shqipëri, por deri tani nuk ka marrë informacione.

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri në telegram ngushëllimi për familjen Haliti ka kërkuar nga organet përkatëse të Policisë së Republikës së Shqipërisë të ndriqohet rasti.

Nderkaq Lajmifundit.al mesoi se viktimat kishin mbledhur vete kerpurdha te cilat i kishin gatuar ne shtepi dhe i kishin konsumuar.

Me pas ata kane ndjere shqetesime shendetesore dhe jane paraqitur ne spital ku kane kerkuar ndihme mjekesore por pa arritur te mbijetojne.

ME TE LEXUARAT