U godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari në Durrës! Si paraqitet gjendja e 15-vjeçarit

Aktualitet

U godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari në

I mituri që u plagos një ditë më parë nga bashkëmoshatari me thikë në Durrës po lufton për jetën.

Ai shkoi në spital pasi mori 4 goditje me thikë, një prej tyre në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme. Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale.

Mjeku kirurg Fitim Shini në një prononcim për mediat ditën e djeshme foli për gjendjen shëndetësore të të miturit. Ai tha se 15-vjeçari ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe se gjendja shëndetësore vijon të mbetet e rëndë.

 

ME TE LEXUARAT