U gjet dje e mbytur në liqenin e Fierzës, policia identifikon viktimën, banonte në Korçë

Aktualitet

U gjet dje e mbytur në liqenin e Fierzës, policia identifikon

Një trup i pajetë u gjet ditën e djeshme në liqenin e Fierzës.

Policia njoftoi se viktima nuk ishte identifikuar. por se mendohej të ishte një grua rreth 33-vjeçe, ndërsa nuk iu gjetën shenja dhune në trup.

Policia ka njoftuar sot se viktima është identifikuar, si shtetasja me inicialet E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

ME TE LEXUARAT