U futën për t’u larë në lumin Drin, rrjedha merr 5 të afërm! Dyshohet për një vajzë të mbytur

Aktualitet

U futën për t’u larë në lumin Drin, rrjedha merr 5
Pesë persona, të afërm me njëri-tjetrin, ishin futur për t’u larë dje pasdite vonë në lumin Drin, në Gjoricë të Bulqizës. Dyshohet se një vajzë rreth 7 vjeç është mbytur.

Burime pranë Policisë së Bulqizës bëjnë me dije se, gjatë kohës kur po laheshin, niveli i lumit Drin është shtuar pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe. Për pasojë, rrjedha e ujit i ka marrë ata.


Familjarët kanë njoftuar Policinë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku për rreth 4 orë kanë bërë të mundur shpëtimin e 4 personave.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e fëmijës, rreth 7 vjeç, që dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion