U filmua duke dhunuar 41-vjeçaren që vrau veten, del sot para gjykatës bashkëshorti, Xhemal Loka

Aktualitet

U filmua duke dhunuar 41-vjeçaren që vrau veten, del sot para

Bashkëshorti i arrestuar i Bedrie Lokës do të dalë sot para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë.

45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe në më shumë se një rast e ka kërcënuar me vdekje dhe në prani të fëmijëve.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet as pista e vrasjes.

 Pas arrestimit Loka ka deklaruar se bashkëshortja u vetëvra për shkak se nuk përballoi bullizmin në rrjetin social TikTok.

Por dëshmitë e fëmijëve dhe pretendimet e familjarëve të viktimës, si dhe videot e gjetura në celularin e të arrestuarit konsiderohen prova për dhunën e vazhdueshme që ushtrohej ndaj 41-vjeçares, e cila përballej prej një viti dhe me thashethemnajën e nxitur kundër saj përmes shpërndarjes së fotove me fyerje në rrjetin social.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion