U ekzekutua sot në Mirditë, e shkuara e viktimës, gja'kmarrja me fisin Reçi dhe ate'ntatet ndër vite

Viktor Bardhi mbeti i vrarë gjatë një atentati të ndodhur ditën e sotme në Mirditë.Viktima është vëllai i Martin Bardhit, i vrarë në 2023 përballë komisariatit në Rreshen.
Ndërkohë autoritetet kanë gjetur një makinë të djegur në fshatin Munaz.
Në janar 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan edhe nipin, Kristian Bardhi. I riu u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë më 13 janar 2025. Ekzekutimet në fisin Bardhi dyshohet se kanë ndodhur për motive hakmarrje. Fisi Bardhi ka një hasmëri të njohur me fisin Reçi.
Në njoftimin paraprak të Policisë Mirditë thuhet: "Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes".


