U dorëhoq nga politika, Gramoz Ruçi merr pjesë në Asamblenë e PS
Lajmifundit
/
2 September 2021, 10:57
Politikë

Kreu i Kuvendit ende në detyrë, Gramoz Ruçi, ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, edhe pse pak kohë më parë dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet, duke u larguar nga jeta politike.
Siç shihet në fotot që sjell LSA, Ruçi shfaqet i qeshur mes socialistëve.
Asambleja e PS po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Edi Rama pritet të shpallë dhe emrat e kabinetit të ri qeveritar.

