U dhunua në Mal të Zi, flasin familjarët e Doris Kopaçit: Refuzoi të dilte nga makina por…

Aktualitet

U dhunua në Mal të Zi, flasin familjarët e Doris Kopaçit:

Tre të rinj shqiptarë ranë pre e dhunës nga 7 agresorë në Hercegnovi të Malit të Zi. Pas kujdesit të treguar nga autoritetet e dy vendeve, ka folur edhe familja e njërit prej të lënduarve.

Të afërmit e 25-vjeçarit Doris Kopaçi, janë shprehur jashtë kamerave se djali i tyre ishte nisur drejt Gjermanisë për të punuar, për shkak të kushteve tejet të vështira, në kohën kur ndodhi incidenti.

Ata thonë se djali i tyre ndodhej në sediljen e pasme të automjetit kur ka ndodhur ngjarja dhe ka refuzuar të dali nga mjeti në momentin kur agresorët i janë drejtuar makinës.

Familjarët ishin tepër të shqetësuar për këtë situatë madje nuk kanë dashur të flasin përpara kamerave sipas tyre ata kanë kontaktuar me 25 vjeçarin i cili u ka thënë se po kthehet në shtëpi pas kryerjes të të gjitha procedurave.

Ndërkohë i kontaktuar në telefon vetë shtetasi, Doris Kopaçi refuzoi kontaktin me mediat por shpjegoi se tashmë autoritetet e Malit te Zi dhe të Shqipërisë do ta hetojnë këtë rast.

Doris Kopaçi 25 vjeç banon në fshatin Vërdovë të Rrethit të Pogradecit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion