U bllokuan nga bora 3 turistë në bjeshkët e Doberdollit, shpëtohen nga policia
Tre turistë nga Kosova janë shpëtuar falë ndërhyrjens së policisë pasi u bllokuan në bjeshkët e Doberdollit për shkak të dëborës, teksa udhëtonin me motorë dëbore.
Blutë bëjnë me dije se Emergjencat Civile të Kosovës kishin lajmëruar autoritetet e Shqipërisë ditën e sotme rreth orës 11:00 se 3 turistë nga Kosova, të cilët duke eksploruar alpet e Valbonës, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.
Policia sqaron se pas disa orësh kërkime në vendin e quajtur "Ura Pojanes", u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, pasi 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.
Raportohet se ky turist ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.