U arrestua dy ditë më parë, Gjykata në Prishtinë cakton masën e sigurisë 40 ditë paraburgim për Fjolla Morinën

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë 40 ditë paraburgim për Fjolla Morinën, të arrestuar 2 ditë më parë.
Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar me 19 korrik 2021.
Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.
Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj.
Bashkë me Morinën ishte arrestuar edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte martuar gjatë kohës kur po kërkohej nga INTERPOL-i.

