U aksidentua dy ditë më parë në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari/ EMRI

Aktualitet

U aksidentua dy ditë më parë në Itali, ndërron

Shqiptari Betim Bilangu, 50 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin e Milanos pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur të martën në autostradën Brebemi, në zonën mes Trecella dhe Albignano.

Bilangu po drejtonte një furgon të tonazhit të rëndë, i cili u përplas me një kamion që po dilte nga një vendparkim.

Përplasja ishte e fortë dhe gjendja e tij u vlerësua kritike që në vendngjarje.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të emergjencës dhe transportimit me helikopter në spitalin Niguarda, ai ndërroi jetë pak pas mbërritjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion