U aksidentua dhe e mori rrjedha e ujit, gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Aktualitet

U aksidentua dhe e mori rrjedha e ujit, gjendet pas një muaji trupi i

Pas gati një muajsh kërkime është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30-vjeçari i cili u aksidentua dhe më pas u mor nga rrjedha e ujit, ngjarje e ndodhur në 10 janar në Klos. 

U aksidentua dhe e mori rrjedha e ujit, gjendet pas një muaji trupi i

Trupi është gjetur 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti. Makina në të cilën ndodhej Karaj dhe shoku i tij Andi Losha u aksidentua dhe përfundoi në përroin në fshatin Darsë të Klosit.

Që prej ditës kur ndodhi ngjarja kërkimet në rrjedhën e lumit Mat janë bërë pa ndërprerje ku çdo ditë në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë të Jurgenit e struktura të tjera.

Grupeve iu bashkuan edhe ekipe nga Kosova që ndihmuan me mjete dhe pajisje speciale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion