Turisti gjerman aksidentohet rëndë në Përmet, ambulanca vonohet 2 orë

Aktualitet

Turisti gjerman aksidentohet rëndë në Përmet, ambulanca

Një turist gjerman është aksidentuar teksa po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Përmet–Çarçovë.

Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari Klaus Mèler po lëvizte së bashku me një grup miqsh të tij, të cilët gjithashtu po udhëtonin me biçikleta, kur ka pësuar aksidentin. Si pasojë, ai ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e qafës.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila sipas burimeve ka transportuar të dëmtuarin për trajtim të specializuar mjekësor. Mësohet se autoambulanca ka mbërritur rreth dy orë pas njoftimit për ngjarjen.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion