Trupat e bashkëshortëve Pasho u gjetën në katër valixhe, Elona Kalesha mbetet në burg

Aktualitet

Trupat e bashkëshortëve Pasho u gjetën në katër

Elona Kalesha mbetet në burg. 36 vjeçarja shqiptare e arrestuar që nga dhjetori në Sollicciano për vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, prindërit e ish-të dashurit Taulant Pasho, që u zhdukën në Firence në 2015 dhe eshtrat e të cilëve u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno.

Masa me burg u vendos nga gjyqtari Angelo Pezzuti, i cili hodhi poshtë kërkesën për ndryshim të masës paraprake e paraqitur nga dy avokatët Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi.

Avokatët, të cilët pretendohet se kanë vepruar në bashkëpunim me vëllain e saj të vogël Denis Kalesha dhe ish të dashurin e saj Taulant Pasho, kërkuan ndryshim të masës së arrestit, ose aplikimin e arrestit shtëpiak.

Në kërkesën e paraqitur, ata theksuan se ADN-ja e 36-vjeçares nuk ishte gjetur në dorezat e valixheve ku ishin fshehur kufomat e çiftit Pasho.

Nën hetim për ngjarjen makabre janë gjithashtu  edhe Denis Kalesha, vëllai i vogël i Elonës dhe ish i dashuri, Taulant Pasho, i biri i çiftit të ndjerë shqiptar.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes së tyre,  pranë burgut në Solliciano.

Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm dhe vajza e tyre ishte në kërkim prej vitesh.

Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulantit, i cili ndodhet pas hekurave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion