Tritol në banesën e ‘të fortit’ të Krujës, digjet plotësisht makina e Ylli Zallës

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e një banesë. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti i cili ishte i parkuar pranë banesës.
Lënda plasëse është vendosur në banesën e Ylli Zallës, i konsideruar nga Policia e Shtetit si një nga të “fortët” e zonës së Krujës. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit
Krujë/Informacion paraprak
Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Ylli Zallës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.


