Tre të arrestuar në Durrës, mes tyre edhe një shofer që përplasi për vdekje një 77-vjeçar

Aktualitet

Tre të arrestuar në Durrës, mes tyre edhe një shofer që

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, u ndalua shtetasi Fatjon Muça, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. L., banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. D., 77 vjeç, i cili si pasojë ndërroi jetë;

F. Ll., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin tip “Opel”, në gjëndje të dehur nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim e më pas është përplasur me një mur rrethues, ku si pasojë është djegur pjesërisht automjeti me të cilën po qarkullonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion