Transportonte mbi 1 mln euro Cash në kamion, e pëson shqiptari në Malin e Zi, dyshohet se paratë...

Aktualitet

Transportonte mbi 1 mln euro Cash në kamion, e pëson shqiptari në

Departamenti i Policisë Speciale në Mal të Zi ka gjetur rreth 815.000 euro gjatë kontrollit të një mjeti transportues me ngarkesë të drejtuar nga shtetasi shqiptar M. T. në pikën e kalimit kufitar Bozaj (Hani i Hotit).

Kontrolli i mjetit është iniciuar nga Prokuroria Speciale e Shtetit.

Po ashtu, paraprakisht Drejtoria doganore gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar Bozaj tek i njëjti person ka gjetur edhe 135.000 euro.

“Paratë ishin të fshehura në ngarkesë dhe për shkak të ekzistencës së dyshimit se ato kanë ardhur nga veprimtari kriminale dhe se origjina e tyre është fshehur me transferimin e tyre dhe kështu është kryer vepra penale e pastrimit të parave, në shumën totale prej rreth 950.000 euro, i dyshuari është privuar nga liria dhe prokurori special pas seancës i ka caktuar masën e ndalimit deri në 72 orë nga momenti i heqjes së lirisë”, njofton SDT.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion