Transportonte klandestinë nga India dhe Pakistani, në pranga 24-vjeçari në Rrogozhinë

Aktualitet

Transportonte klandestinë nga India dhe Pakistani, në pranga

Një 24-vjeçar ka rënë në pranga e policisë në Rrogozhinë, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 3 emigrantë nga India dhe Pakistani. 24-vjeçari, E.B, do t’i transportonte klandestinët nga vendet e treta në kufirin me Malin e Zi.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit kundrejt pagesës, të disa emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Illegal”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, 24-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me një automjet tip “Benz”, 3 emigrantë nga India dhe Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.”, njofton policia.

 

ME TE LEXUARAT