Transportonte armë dhe municion, pranga 15-vjeçarit në Mirditë

Aktualitet

Transportonte armë dhe municion, pranga 15-vjeçarit në

Një 15-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për transport armësh dhe municionesh. 

“Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”.

Sekuestrohen 3 granata, 1 kallashnikov dhe municion luftarak.


Vihet në pranga 15-vjeçari që u kap në flagrancë teksa transportonte armët dhe municionin.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte armë zjarri dhe armë shpërthyese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin e koduar “Sinjali”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në afërsi të fshatit Fang, teksa transportonte 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, shtetasi E. S., 15 vjeç, banues në Burrel.

Në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, të cilës iu referuan materialet procedurale për rastin, po kryhen hetime për të provuar qëllimin e transportimit të këtyre sendeve, nga 15-vjeçari, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion