Transportonte 5 emigrantë me makinë, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

Aktualitet

Transportonte 5 emigrantë me makinë, arrestohet 19-vjeçari

Një 19 vjeçar, banues në Podgoricë, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi tentoi që të kalonte pesë emigrantë të paligjshëm drejt kufirit.

Sipas policisë, ai u kap në flagrancë në qytetin e Shkodrës teksa po transportonte emigrantët nga vendet e treta me automjetin tip “Volkswagen Polo”.

19-vjeçari iu kishte premtuar emigrantëve transportimin drejt Bashkimit Evropian kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 celular.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”. Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Falë shkëmbimit të informacionit, goditet një rast i tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 19-vjeçari që transportonte 5 emigrantë, për këtë qëllim. Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe 1 celular.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, se një shtetas po transpotonte në drejtim të qytetit të Shkodrës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, disa shtetas nga Vendet e Treta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasit T. B., 19 vjeç, banues në Podgoricë.

Gjatë operacionit, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin T. B., duke drejtuar një automjet, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 5 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët nga hetimet e kryera, rezulton 19-vjeçari iu kishte premtuar transportimin drejt BE-së, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Volkswagen Polo” dhe 1 celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion