Transportonin produkte kontrabandë nga Greqia/ E pësojnë dy persona në Kakavijë

Aktualitet

Transportonin produkte kontrabandë nga Greqia/ E pësojnë dy
Dy persona janë arrestuar në flagrancë në pikën kufitare të Kakavijës, pasi u kapën duke transportuar me autobusë sasi produktesh shtazore, mish dhe peshk, të dyshuara si të kontrabanduara nga Greqia.

Operacioni i koduar “Ngarkesat” u finalizua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e PKK Kakavijë dhe specialistët e AKU Gjirokastër, në kuadër të kontrolleve të shtuara kundër kontrabandës dhe shkeljes së parametrave të sigurisë ushqimore.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve me skaner në vijën e dytë të kontrollit, në hyrje të Shqipërisë, në dy autobusë të linjave Athinë-Gjirokastër dhe Athinë-Shkodër, të drejtuar nga dy të arrestuarit, u konstatuan 31 pako me produkte shtazore, mish dhe peshk.

Produktet po transportoheshin në kundërshtim me kriteret higjieno-sanitare dhe dyshohet se ishin kontrabanduar nga Greqia, pasi nuk dispononin dokumentacion tatimor.

Mallrat e konstatuara gjatë kontrollit u sekuestruan si pjesë e procedurës hetimore.

Të arrestuarit po hetohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion