Transporti ndërqytetas drejt kolapsit/ Kryetari i Shoqatës paralajmëron qeverinë: Nëse nuk reagoni, reduktojmë 50% të linjave

Kostandin Foni, përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Transportit Ndërqytetas, ka paralajmëruar se do të ulin deri në 50% numrin e autobusëve nëse institucionet përkatëse nuk reagojnë ndaj kërkesave të tyre.
Në një intervistë për News24, ai u shpreh se ditën e nesërme pritet të zhvillojnë një takim me ministrat përkatës për të diskutuar për kërkesat e tyre.
“Në rast se nuk reagojmë për një 1 javë, operatorët janë të detyruar të ulin në 40 apo 50 përqind në mënyrë që të mos shkojnë drejt degradimit dhe mbylljes.”, u shpreh ai.
Ai përmendi disa nga kërkesat e tyre drejtuar institucioneve siç është heqja e akcizës së karburantit dhe heqja e taksës së qarkullimit.
“Ne kemi kërkuar heqjen e akcizës së karburantit. Për sa kohë legjislacioni që kemi për disa sektorë, e ka që mund ta heqë akcizën te karburanti e ka të mundur a bëjë, përse për këtë sektor jo. Operatorët nuk mund ta ndryshojnë çmimin e biletës pa një vendim të këshillit bashkiak për transportin qytetar dhe pa një vendim të këshillit të ministrave për transportin interurban.
Kemi kërkuar heqjen e taksës së qarkullimit te litri i karburantit. “, theksoi ai.


