Transport armësh drejt Sarandës, sekuestrohen 4 pistoleta në tunelin e Skërficës

Aktualitet

Transport armësh drejt Sarandës, sekuestrohen 4 pistoleta në

Gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur dhe sekuestruar 4 pistoleta të tipit "Glock", të cilat dyshohet se kishin si destinacion qytetin e Sarandës. Një operacion policor i zhvilluar pasditen e djeshme në tunelin e Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, ka çuar në sekuestrimin e katër armëve të zjarrit. Sipas burimeve paraprake, gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur dhe sekuestruar 4 pistoleta të tipit "Glock", të cilat dyshohet se kishin si destinacion qytetin e Sarandës.

Deri tani nuk janë bërë të ditura zyrtarisht detaje mbi numrin e të ndaluarve, ndërsa burimet bëjnë me dije se të paktën një prej personave të përfshirë është nga Mallakastra.

ME TE LEXUARAT