“Transferimi i 33 të burgosurve VIP”, Karamuço jep detajet pse u ndërmor kjo masë

Aktualitet

“Transferimi i 33 të burgosurve VIP”, Karamuço jep

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Now” në Euronews Albania, me moderatore Erla Mëhillin, është diskutuar lidhur me sigurinë në burgje pas ngjarjes së arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, i cili rezultonte i dënuar për ngjarje të rënda kriminale.

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka dhënë argumente dhe arsye mbi masën e ndërmarrë për transferimin e 33 të burgosurve nga paraburgimi i Durrësit.

“Për mua, sipas ligjit, këta duhet të trajtohen njësoj si në burgun e Peqinit dhe në Fier. Durrësi nuk është i sigurt. Sapo ndodhi një tjetër ngjarje, ndaj u ndërmor ky akt për t’i shpërndarë në burgje të tjera. Kjo masë u mor sepse kishte shqetësim se mund të ndodhte diçka edhe brenda perimetrit të sigurisë. Mendoj se kjo ka qenë arsyeja kryesore pse janë transferuar 33 të dënuarit në burgjet e Fierit dhe Peqinit”, -tha Karamuço.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion