Tragjike në Itali, humbin jetë dy të miturit shpëtohet babai dhe djali i vogël 2-vjeçar

Aktualitet

Tragjike në Itali, humbin jetë dy të miturit shpëtohet babai

Nje shperthim i tmerrshem si pasoje e nje rrjedhje gazi shkaterroi nje ndertese dy-kateshe ne Via Tappia ne Saviano ne Itali mengjesin e sotem. Shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e një të moshuari në katin e dytë të banesës.

Në katin e parë të saj jetonte një familje me pesë anëtarë, babai, nëna dhe tre fëmijët e vegjël.

Fatkeqësisht si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën një vajzë 4-vjeçare dhe vëllai i saj 6-vjeçar. Babai i tyre është transportuar në gjendje të rëndë për jetën në spitalin Cardarelli bashkë me djalin e vogël 2-vjeçar i cili u nxorr i gjallë nga rrënojat.

Nga ana tjetër karabinierët, policia dhe zjarrfikësit janë duke kërkuar nënën dhe gjyshen e fëmijëve. Karabinierët, policia dhe zjarrfikësit tani po gërmojnë nëpër rrënoja me duar të zhveshura.

“Dëgjova shpërthimin dhe dola në rrugë. Çfarë tragjedie, e njoh këtë familje, babai u shpëtua sepse po bëhej gati të shkonte në punë”, thotë një fqinj që është gjendur pranë familjes pasi ndodhi shpërthimi.

Në vendngjarje ndodhej edhe prefekti Michele Di Bari me nënkolonelin e karabinierëve Paolo Leoncin. Karabinierët kanë ndërhyrë të parët pasi në zonë ndodhej për fat dhe një patrullë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion