Tragjeditë në vendin e punës, shkon në 15 numri i viktimave, asnjë reagim institucion

Aktualitet

Tragjeditë në vendin e punës, shkon në 15 numri i viktimave,

Rëndohet bilanci i viktimave në punë. 60 vjeçari Z. Murati  është aksidentuar në minierën e një subjekti privat në Bulqizë. Ndërsa si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Në deklaratën e policisë thuhet se ai është dërguar në spital pa shenja jete.

Ndërkaq në Sarandë mbrëmjen e së shtunës S. Z, 62 vjeçar ka rënë nga lartësia e pallatit ku jetonte. Pas dërgimit në spital ai ka marrë ndihmën e mjekëve.

Pavarësisht ndërhyrjes mëngjesin e kësaj të diele gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar duke u dërguar me urgjencë përmes helikopterit në spitalin e traumës në kryeqytet

Përgjatë këtij viti janë regjistruar 15 ngjarje tragjike të aksidenteve në punë. Ndërsa 5 raste kanë ndodhur vetëm në muajin maj.

Rritja e ndjeshme e numrit të viktimave në punë ka sjellë edhe reagimin e sindikatave.

Në deklaratë kërkohet rritja e sigurisë për punëmarrësit, por edhe kërkohet nga autoriteti të reagojnë për të marrë masa me qëllim ndalimin e përsëritjes së rasteve. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion