Tragjedia në familjen shqiptare/ Vrau gruan, ky është 34-vjeçari Renato Muhaj

Aktualitet

Tragjedia në familjen shqiptare/ Vrau gruan, ky është

Ky është 34-vjeçari Renato Muha, i cili vrau gruan e tij në banesën në Florida dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare duke tentuar të arratiset.

Renato Muhaj raportohet se është përfshirë në një konflikt me prindërit e tij në Clearwater rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës dhe pasi i ka goditur, i ka marrë telefonat që të mos kërkonin ndihmë.

Policia pasi ka marrë informacion për dhunë në familje ka shkuar në banesën e prindërve të 34-vjeçarit, të cilët janë dërguar në spitalin Morton Plant për trajtim mjekësor.

Më pas policia e Clearwater ka kontaktuar me Departamentin e Policisë Largo për ndihmë në gjetjen e Muhaj.

Policia e Largo ka shkuar në adresën e tij të banimit ku kanë gjetur të vdekur, bashkëshorten e tij, 32-vjeçaren Suela Saliaj, ndërsa vajza e çiftit rezultonte e zhdukur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion