Tragjedi/ Tre persona të vdekur në rrugë, policia: Mos kaloni nga qendra e qytetit...

Autoritetet britanike janë alarmuar për një ngjarje të pazakontë në rrugët e Nottingham, ku mediat britanike raportojnë për tre të vdekur dhe një të arrestuar.
Në lidhje me të arrestuarin, informacionet thonë se bëhet fjalë për një 31-vjeçar.
Sipas burimeve policore të cituara nga “SkyNews”, telefonata e parë drejtuar autoriteteve është bërë në orën 4 të mëngjesit, ku u raportuan dy të vdekur.
Më pas pati një telefonatë të dytë rreth një ngjarjeje një kilometër larg në lidhje me një automjet që përpiqej të shtypte tre persona, ndërsa një i tretë u gjend aty pranë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Nottingham mëngjesin e sotëm, vend i cili për momentin është në shtet-rrethim. Qendra e qytetit është rrethuar nga policia, pasi disa banorë raportuan për të shtëna me armë. Deri më tani një person është arestuar.
“Ky është një incident i tmerrshëm dhe tragjik që ka marrë jetën e tre personave. Ne besojmë se këto tre incidente janë të ndërlidhura dhe kemi një person të arrestuar.
Ky hetim është në fazat e para dhe një ekip dektetivësh po punon për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur”, ka thënë shefi i policisë Kate Meynell.


