Tragjedi në Shën Valentin, aksidenti i mori jetën 20-vjeçares, rëndë i fejuari

Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për nje çift nga Mamurrasi qe u perfshi ne aksident rrugor.
POlicia tha se Zef Sinani dhe Megi Xhetani, prej tre muajsh të fejuar, Shën Valentinin kishin vendosur ta festonin në Pogradec.
Në aksin Librazhd-Përrenjas makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion.
Aksidenti i mori jetën 20-vjeçares, ndërsa i fejuari i saj është në gjendje të rëndë.
Reagimi i policisë:
“S., 33 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti që ai drejtonte është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. A., 35 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Z. S., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila për pasojë ka humbur jetën.”


