Tragjedi në Greqi, tre të rinj humbin jetën pas aksidentit të rëndë

Aktualitet

Tragjedi në Greqi, tre të rinj humbin jetën pas aksidentit

 Tre të rinj kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur pas mesnate në Spartë. Makinat me të cilën udhëtonin të rinjtë u përplas me një pemë rreth orës 01:30.

Drejtuesi i makinës ishte një 24-vjeçar, ndërsa dy pasagjerët ishin nga 21 vjeç. Të tre punonin në një kafene në Spartë dhe studionin në qytet.

Sipas mediave greke, makina me të cilën udhëtonin të rinjtë ka dalë nga rruga për arsye ende të panjohura, është përplasur me një pemë dhe më pas është përmbysur.

Zjarrfikësit i nxorrën tre të rinjtë pa ndejenja nga automjeti. Ata u dërguan në spital ku u konstatua vdekja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion