Trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë, SPAK masa sigurie edhe Plarent Dervishajt e Erjon Alibejt

Aktualitet

Trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë, SPAK masa sigurie edhe

Një operacion i SPAK në goditje të trafikut ndërkombëtar të kokainës është zhvilluar pasditen e kësaj të premteje.

Mësohet se janë lëshuar masa sigurie ndaj 7 personave, përfshirë Plarent Dervishaj dhe Erjon Alibej, të cilët ndodhen në burg, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar 4 të tjerë dhe 1 është në kërkim.

Ky i fundit dyshohet se ndodhet në Dubai. Masat janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të prokurorit Adnan Xholi. 

Të arrestuarit akuzohen për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Europë. Mësohet se hetimet lidhur me këtë rast janë zhvilluar prej 1 viti, periudhë gjatë të cilës janë përdorur edhe biseda në SkyEcc. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion