Trafik kilometrik në hyrje të Elbasanit, vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve (VIDEO)
Lajmifundit
/
15 Gusht 2026, 16:04
Aktualitet

Një trafik i rënduar kilometrik është regjistruar këtë të shtunë në hyrje-daljet e qytetit të Elbasanit, duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve.
Situata më kritike paraqitet në aksin që lidh Elbasanin me Tiranën, veçanërisht në zonën e Bradasheshit.
Kjo mbingarkesë në rrugë ka ardhur si pasojë e fluksit të lartë të lëvizjeve nga kthimi i emigrantëve për pushime.
Mungesa e një bypass-i mbetet një problematikë shqetësuese, duke bërë që qindra drejtues mjetet të mbeten të bllokuar në radhë të gjata dhe të presin për orë të tëra në trafik.


