Trafik i rënduar në Fushë-Milot, mbyllja e urës së vjetër shkakton kaos

Aktualitet

Trafik i rënduar në Fushë-Milot, mbyllja e urës së

Mbyllja përfundimtare e urës së Zogut ka shkaktuar kaos në qarkullim në Fushë-Milot.

Me mijëra qytetarë, përfshirë edhe shumë pushues nga Kosova, zgjodhën të udhëtonin drejt bregdetit duke kaluar nga ky aks, por përballja me trafikun e rënduar ishte e pashmangshme.

Situata më problematike u paraqit në nyjën ku Rruga e Kombit bashkohet me superstradën, aty ku fluksi i mjeteve u përqendrua dhe radha e automjeteve arriti në disa kilometra.

Mbyllja e urës së vjetër të Milotit një nyje e rëndësishme për qarkullimin drejt veriut ka sjellë pasoja të menjëhershme në qarkullimin kombëtar, duke e shndërruar një ditë pushimi në një stres të vërtetë për qytetarët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion