Trafik droge me vezë "Kinder", policia italiane "kap mat" shqiptarin! Çfarë iu gjet në banesën e kthyer në laborator...

Aktualitet

Trafik droge me vezë "Kinder", policia italiane "kap

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi, pasi dyshohet se është pjesë e një rrjeti të organizuar të transportit dhe shpërndarjes në sasi të konsiderueshme të kokainës. 

Sipas mediave italiane, arrestimi i tij është bërë mëngjesin e së mërkurës, teksa dhëtonte me makinën e tij për të shitur dozat. 

35-vjeçari shqiptar kishte shpikur një teknikë të çuditshme për shitjen e dozave, duke i fshehur ato brenda enës plastike me vezë Kinder, ato të verdha me kapakë.

Të mërkurën, oficerët e policisë e panë atë duke i shitur një vezë të verdhë një klienti te Pinocchio. Fillimisht e ndaluan blerësin dhe e kontrolluan për të përcaktuar nëse kishte blerë drogë. Më pas e kapën 35-vjeçarin ndërsa ai ndaloi në një pikë karburanti aty pranë.

Gjatë kontrollit iu gjetën 6 gramë të tjerë kokainë, të ndarë në 15 doza, gjithashtu të fshehura në një mbështjellës të verdhë Kinder Surprise. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë, 35-vjeçarit iu gjetën të paktën 2,5 kg kokainë e cilësisë së lartë, me vlerë tregu mbi 300 mijë euro nëse shitej me pakicë.

Shqiptari është arrestuar dhe dërguar në burgun e Montacuto-s me urdhër të Prokurorisë, në pritje të një seance dëgjimore për vlefshmërinë e tij para gjyqtarit hetues./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion