Tjetër tentativë vetëvrasje në Korçë, 64-vjeçarja pi fostoksinë

Aktualitet

Tjetër tentativë vetëvrasje në Korçë,

Një tentativë tjetër vetëvrasjeje është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kuç të Zi.

Sipas informacioneve nga policia një shtetase rreth moshës 64 vjeçe ka pirë fostoksinë në banesën e saj.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe menjëherë kanë lajmëruar ambulancën.

Gruaja është transportuar në spital, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion