Tjetër SHERR mes adoloshentëve! 13-vjeçari godet me thikë të miturin brenda shkollës

Aktualitet

Tjetër SHERR mes adoloshentëve! 13-vjeçari godet me thikë 

Një tjetër sherr mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në Sarandë.

Sipas uniformave blu, një 13-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç. Sakaq mësohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Sarandë, paraprak/ Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion