Shëngjin, punëtorit të ndërtimit i bie dërrasa mbi kokë, humb jetën në spital

Një 50 vjeçar ka ndërruar jetë pasi i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë teksa ka qenë duke punuar në një objekt në ndërtim. 50 vjeçari ka humbur jetën në spital.
Njoftimi i policisë:
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit P. Gj., 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.
Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.
Emri/ Punëtori i ndërtimit në Shëngjin humbi jetën pasi u rrëzua, disa persona e lanë të vdekur në spital

Një person ka humbur jetën në vendin e punës në Shëngjin. Viktima është identifikuar si Preng Gjoni.
Viktima ka qenë punëtor ndërtimi pranë një objekti që është në ndërtim e sipër.
Nga burimet e spitalit bëhet me dije dhe dyshohet se është rrëzuar dhe një objekt i ka rënë në kokë duke rezultuar goditje fatale, pasi ka ndërruar jetë menjëherë.
Sakaq, ai u dërgua në spital me makinë private dhe pasi e kanë lënë viktimën janë larguar menjëherë nga spitali. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton në lidhje më këtë ngjarje tragjike.
Ndërkohë dy ditë më parë, edhe një i ri, Emiliano Frroku, humbi jetën tragjikisht, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.
Emri/ U aksidentua në vendin e punës në Shëngjin, humb jetën punëtori i ndërtimit

Një tjetër aksident me vdekje në punë ka ndodhur në Shëngjin. Një person ka humbur jetën në vendin e punës. Viktima është identifikuar si Preng Gjoni.
Nga informacionet e para mësohet se ai është transportuar në spital me plagë në kokë, por ende nuk dihen rrethanat e saktë të ngjarjes.
Paraprakisht mendohet se punonte në ndërtim, ndërsa në spital është transportuar me një makinë private.
Ndërkohë pak ditë më parë, Emiliano Frroku humbi jetën tragjikisht, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.


